Aktorja e njohur Megan Fox duket se është në një periudhë të re dhe të lumtur në jetën e saj, vetëm dy javë pas lindjes së vajzës me reperin Machine Gun Kelly.
Sipas një raportimi të Us Weekly, aktorja 38-vjeçare po përjeton një rilindje emocionale pas ardhjes në jetë të foshnjës së tyre, çka po ndikon edhe në marrëdhënien e saj me partnerin.
Meghan është përqendruar plotësisht te amësia
– tha një burim i afërt, duke shtuar se ajo e ka rikujtuar me mall fazën kur fëmijët e saj ishin të vegjël.
Fox është nënë e tre fëmijëve nga martesa e mëparshme me aktorin Brian Austin Green: Noah (2012), Bodhi (2014) dhe Journey (2016).
Burime të tjera thonë se miqtë e saj nuk e kanë parë kaq të lumtur prej kohësh, ndërsa vërejnë se ajo “po shkëlqen” dhe është “më e qetë e më e balancuar”.
Ndryshime pozitive janë vënë re edhe te Machine Gun Kelly, i cili sipas burimit, ka reflektuar një “energi të re”, duke treguar përkushtim të madh ndaj Megan dhe vajzës së tyre.
Ajo ndjen se lindja e vajzës ka qenë pikërisht ajo që i duhej, dhe kjo po ndikon në mënyrën si e sheh marrëdhënien e tyre
Çifti nisi lidhjen në vitin 2020 dhe u fejuan në vitin 2022.
Megjithatë, në mars 2024, Megan konfirmoi ndarjen dhe përfundimin e fejesës. Tani, me ndryshimet e fundit, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një kapitull të ri në historinë e tyre.