Aktorja e njohur Megan Fox është bërë nënë për herë të katërt, duke sjellë në jetë fëmijën e saj me ish-partnerin, Machine Gun Kelly. Lajmin e lumtur e ndau reperi përmes një postimi në Instagram. “Më në fund është këtu! Fara jonë e vogël qiellore,”-shkroi ai, duke e shoqëruar postimin me një video ku shfaqet duke mbajtur për dore foshnjën e porsalindur.
View this post on Instagram
Fox ka edhe tre fëmijë nga martesa e saj e mëparshme me aktorin Brian Austin Green, nga i cili u divorcua në vitin 2020. Ndërkohë, Machine Gun Kelly ka një tjetër fëmijë nga një lidhje e mëparshme. Ish-çifti u nda në nëntor të vitit 2024, vetëm dy javë pasi njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Fox nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me Machine Gun Kelly. Aktorja zbuloi në nëntor 2024 se ishte shtatzënë, por jo shumë kohë më pas, ajo dhe reperi u ndanë, me njerëzit e afërt të tyre që zbuluan se muzikanti e kishte tradhtuar.
Që atëherë, ajo nuk ka pasur asnjë kontakt me të, ndërsa u zhvendos në shtëpinë fqinje me ish-bashkëshortin e saj, Brian Austin Green, për të parë tre fëmijët e tjerë. Një mik i ngushtë i ish-çiftit që foli për TMZ, tha se nuk kanë asnjë komunikim, ndërsa theksoi se “Megan Fox nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me të”. “Të gjithë rreth saj janë të lumtur që ajo u nda me të. Ata e ndjejnë se më në fund ajo ka ardhur në vete duke e shkëputur atë nga jeta e saj”-tha një mik i aktores.