Celebrities Gossip Showbiz

“Ju lutem ndaloni…”/Megan Fox flet për periudhën e shtatzënisë!

Aktorja Megan Fox publikoi së fundmi një video nga seriali “Overcompensating” dhe e lidhi me periudhën e saj të shtatzënisë duke shkruar në postim “e paparashikuar … por një surprizë e lumtur”.  “Ju lutem ndaloni së dëgjuari patriarkinë. Gratë janë qenie drite. Ne nuk kemi një datë skadence. Mos lejoni që t’ju vjedhin fuqinë.” Ky ishte postimi i parë i Fox në rrjetet sociale që nga lindja e vajzës së saj në mars 2025.

Ndërkaq, muzikanti MGK nga ana tjetër ndau një foto të foshnjës në Instagram në mars me përshkrimin: “Ajo më në fund është këtu!!” Fox dhe MGK u ndanë pak pasi u publikua lajmi për shtatzëninë. Ata tani po bashkë-prindërojnë vajzën e porsalindur. Fox ka edhe tre fëmijë nga martesa e saj e mëparshme me aktorin Brian Austin Green, nga i cili u divorcua në vitin 2020. Ndërkohë, Machine Gun Kelly ka një tjetër fëmijë nga një lidhje e mëparshme.

Ish-çifti u nda në nëntor të vitit 2024, vetëm dy javë pasi njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Fox nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me Machine Gun Kelly. Aktorja zbuloi në nëntor 2024 se ishte shtatzënë, por jo shumë kohë më pas, ajo dhe reperi u ndanë, me njerëzit e afërt të tyre që zbuluan se muzikanti e kishte tradhtuar.

Që atëherë, ajo nuk ka pasur asnjë kontakt me të, ndërsa u zhvendos në shtëpinë fqinje me ish-bashkëshortin e saj, Brian Austin Green, për të parë tre fëmijët e tjerë. Një mik i ngushtë i ish-çiftit që foli për TMZ, tha se nuk kanë asnjë komunikim, ndërsa theksoi se “Megan Fox nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me të”. “Të gjithë rreth saj janë të lumtur që ajo u nda me të. Ata e ndjejnë se më në fund ajo ka ardhur në vete duke e shkëputur atë nga jeta e saj”-tha një mik i aktores.