Një mace nga Alabama që po përgatitet të shkojë për birësim, po fiton famë për shkak të një veçorie unike gjenetike; ajo ka katër veshë. Dobby, një mace e zezë 7-muajshe, lindi me një palë veshësh shtesë që i ngjajnë një palë veshësh të dytë, më të vegjël. Stephanie Brown, e cila po kujdeset për Dobby-n për Kitty Kat Haven and Rescue, tha se veshët shtesë nuk ndikojnë negativisht te macja dhe dëgjimi i tij është normal. Ajo tha se bishti i tij është gjithashtu i shkurtër dhe kaçurrel.
Dobby u bë një personazh i famshëm në internet pasi Brown ndau foto dhe video të maces së pazakontë në Instagram dhe Reddit. Brown tha se Dobby do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por së shpejti do të jetë i disponueshëm për birësim përmes Kitty Kat Haven & Rescue. Ndërkaq, harta e parë e detajuar gjenetike e kancerit te macet shtëpiake zbulon ngjashmëri të habitshme me versionet njerëzore të sëmundjes, duke ndihmuar në gjetjen e mënyrave të reja për trajtimin e kancerit te të dyja palët.
Shkencëtarët analizuan ADN-në e tumoreve te pothuajse 500 mace shtëpiake, duke zbuluar mutacione kyçe gjenetike të lidhura me këtë gjendje. Kanceri është një nga shkaqet kryesore të ngordhjes së maceve, megjithatë dihet shumë pak për mënyrën si zhvillohet. Komunikimi mes maceve është shumë më kompleks nga sa duket në pamje të parë. Ndryshe nga sa ndodh me njerëzit, macet nuk përdorin mjaullimën për të komunikuar me njëra-tjetrën, por mbështeten kryesisht tek aroma, gjuha e trupit dhe sinjalet zanore.
Sipas antrozoologut John Bradshaw, shqisa e nuhatjes tek macet është jashtëzakonisht e zhvilluar dhe ato përdorin sinjale kimike, të njohura si feromone, për të transmetuar informacione mbi territorin, stresin, praninë apo gatishmërinë për çiftim. Një nga reagimet karakteristike është “reaksioni flehmen”, një shprehje e veçantë me gojën pak të hapur që i ndihmon macet të analizojnë aromat.