Vazhdon izolimi i Venezuelës. Nicolas Maduro, i cili nga shumë vende perëndimore nuk po njihet më si President, mbylli kufirin me Brazilin. Ndërkaq, kërcënon të veprojë kështu dhe për atë me Kolumbinë, për të penguar ndihmat humanitare nga jashtë. Maduro e quan “shfaqje të Opozitës kerkesat për ndihmë në ushqime e ilaçe”, duke mos pranuar krizën.