Lewis Hamilton do jetë pjesë e Ferrarit, me shtatë herë kampionin e botës në Formula 1 që në moshën 40-vjeçare ndryshoi skuderi dhe pas 12 vitesh u largua nga Mercedes.
Tanimë së bashku me pilotin tjetër të Ferrarit, Charles Leclerc, britaniku testoi gomat e reja dhe nuk mundi të mos bënte aksident. Skuderia italiane vijon me provat, ndërsa për mediet Hamitlon është shprehur se “Kokëkuqja” ka makinë më të mirë se Mercedes në dy sezonet e fundit.
“Hamilton ndjehej më mirë në këtë makinë se në Mercedes të dy viteve të fundit. I pëlqenin ndjesitë e drejtimit të makinës dhe aksidenti që pati në ditën e parë erdhi për shkak se ai po testonte makinën në limitet e saj. Testi i parë ishte premtues, tifozët mund të jenë optimist”, shkruajnë mediet italiane.
Pilotët kanë pilotuar makinën SF-23 (makina e vitit 2023) dhe pavarësisht se ajo nuk ka qenë ‘njëvendëshja’ më e mirë Ferrari e viteve të fundit, mësohet se Hamilton ka thënë se ajo makinë është më e mirë se Mercedes. “Lewis është ndjerë mirë në makinë”, u shprehën burime nga Ferrari.
Ndërkohë Ferrari që fitoi edicionin e vitit 1965 të garës prestigjioze “24 Hours of Le Mans” u shit për 34,9 milionë euro (36,2 milionë dollarë) në një ankand në Paris, njoftoi sot kompania italiane e prodhimit të automjeteve.
Ferrari tha se shuma mahnitëse është më e paguara për modelin 250 LM. Kjo makinë specifike ka fituar titullin e gjashtë radhazi të Ferrari-t në “Circuit de la Sarthe” në Francën perëndimore dhe të fundit deri në vitin 2023.
Masten Gregory dhe Jochen Rindt drejtuan makinën, e cila ishte ekspozuar në Muzeun “Motor Speedway” të Indianapolis që nga viti 1970 përpara se të ofrohej për shitje nga ankandi Sotheby’s, për Ekipin e Garave të Amerikës së Veriut (NART).
Ferrari nuk dha detaje për identitetin e blerësit të modelit 250 LM, që ishin prodhuar vetëm 32 copë. Rekordi për shitjen e një Ferrari ishte një 330 LM/250 GTO nga viti 1962, i cili u shit në ankand në New York për 51,7 milionë dollarë në nëntor 2023.