Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen 15 janarit në Durrës, te Ura e Dajlanit. Rreth orës 22:15 një automjet tip BMW X5 doli nga rruga dhe ra nga ura.
Pasagjerja 18-vjeçare humbi jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit, 26 vjeç banues në Fier, mbeti i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Nën kujdesin e bluzave të bardha janë edhe 2 këmbësorë të dëmtuar.
Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit, ndërroi jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, njoftoi policia.
Mësohet se në një pjesë të mbikalimit të Urës së Dajlanit janë duke u kryer punime në njërën korsi, ndërsa rruga ka qenë e pajisur me sinjalistikë dhe tabela paralajmëruese.