Tre të vdekur dhe dhjetë të plagosur është bilanci i pesë aksidenteve që ndodhën në Bulqizë, Peshkopi, Korçë, Fushë-Arrëz dhe Elbasan.
Dy minatorë gjetën vdekjen në një aksident rrugor në segmentin Qafë Buall- Bulqizë, pasi automjeti tip “Nisan” me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga. Në të njëjtin aksident mbeti i plagosur edhe një person tjetër, i cili u dërgua me urgjencë në Spitalin e Bulqizës.
LEXO EDHE: LAJM I FUNDIT! Hetimi për Veliajn, SPAK merr të pandehur edhe deputeten e PS, Klotilda Bushka!
Burrë e grua u aksidentuan, pasi automjeti me të cilin po udhëtonte çifti doli nga rruga në segmentin Peshkopi-Luzni. Gruaja u trasportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku dhe ndërroi jetë.
3 persona mbetën të lënduar pas një aksidenti në afërsi të fshatit Dvoran në Korçë. Drejtuesi i një automjeti humbi kontrollin, duke përpasur fillimisht një këmbësore, ndërsa makina me të cilën udhëtonte ai dhe bashkëshortja u përmbys. Këmbësorja dhe çifti që udhëtonin nga Gjirokastra u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Një 31-vjeçar humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit në hyrje të Fushë- Arrëzit dhe pasi doli nga rruga përfundoi në një lokal, duke përplasur 3 shtetase që ndodheshin në pjesën e jashtme të këtij ambienti. Dy nga të plagosurat u dërguan me urgjencë në Spitalin e Pukës dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjera u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Shoferi 31-vjeçar u shoqërua në komisariat.
Edhe në Elbasan një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në ambientet e një lokali. Për pasojë mbetën të lënduar dy persona. Aksidenti ndodhi rreth ores 8 të mëngjesit pranë parkut “Rinia”, duke shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin në lokal.
Dy të plagosurit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidenteve.