Mëngjesin e sotëm të gjithë vunë re se ylli i muzikës latine, Maluma mungonte në Instagram.
Llogaria e tij në këtë rrjet social ishte mbyllur papritur pa asnjë shpjegim duke i bërë fansat e këngëtarit shumë konfuzë.
Mendohet se arsyeja është ish e dashura e tij Natalia Barulich e cila e la atë për futbollistin Neymar. Së fundmi Maluma ka publikuar një projekt muzikor të xhiruar në Malibu që i dedikohet tradhëtisë të ish-partneres së tij.
Neymar nga ana tjetër duket se është tallur me Maluman ku së bashku me kolegët e tjerë futbollistë kanë bërë një video teksa kërcejnë në Malibu.
Përflitet se Neymar ka përndjekur artistin latin në Instagram duke kërkuar çdo gjë për të, gjë që e ka shtyrë këngëtarin të mbyllë llogarinë e tij në Instagram.
Përfaqësues të Maluma dhanë një deklaratë për shtyp ku konfirmuan se ai është shëndoshë e mirë paravërisht vendimit për tu zhdukur nga Instagrami.