Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

“Mandatin e Lëvizjes Bashkë nuk e luante as topi”, Arlind Qori: Kemi ndenjur syçelët për të mbrojtur çdo votë

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, përmes një postimi në rrjetet sociale ishte i bindur që në ditët e para se mandatin e vetëm të kësaj force politike e kishte arritur.

Tani që edhe numërimi nga votat e Diasporës është drejt fundit, Qori shkruan se me këtë frymë solidariteti dhe përkushtimi do të çajnë përpara.

Postimi i Qorit:

Që prej të hënës u kuptua që mandatin e Lëvizjes BASHKË nuk e luante as topi. Gjithsesi, ditë pas dite, orë pas ore e minutë pas minute aktivistët e Lëvizjes BASHKË kanë ndenjur syçelët për të mbrojtur çdo votë. E kemi detyrim ndaj mbi 24,000 qytetarëve që na kanë besuar.

Me këtë frymë solidariteti dhe përkushtimi do të çajmë përpara.

Qori sipas njoftimit të përditësuar të KQZ ka marrë në total në rang kombëtar 20274 vota. Kreu i Lëvizja Bashkë ka siguruar 1 mandat në parlamentin e ardhshëm vetëm në qarkun e Tiranës, ku ka marrë 11715 vota. Nga Lëvizja Bashkë do të hyj në parlamentin e ardhshëm, Redi Muçi i cili renditej i pari në listën e sigurt, ndërsa Qori mbante vendin e dytë në Qarkun e Tiranës.