Rajoni

Maqedoni, takim për Referendumin

Liderët maqedonas dhe shqiptarë zhvilluan bisedime maratonë në Shkup lidhur me Referendumin për Emrin, pas Marrëveshjes me Greqinë. Ata nuk ranë dakord për pyetjen e fletës së votimit. Kryeministri Zoran Zaev tha se lideri i VMRO-DPMNE-së kërkoi amnisti për zyrtarët e kësaj partie opozitare, si kusht për të përkrahur referendumin. Por, kjo nuk pranohet. Referendumi planifikohet në vjeshtë dhe një “PO” për emrin Maqedonia e Veriut, vulos marrëveshjen me Athinën e nuk sjell më asnjë pengesë për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Europian.