Rajoni

Maqedonia nis bisedimet e anëtarësimit në NATO

Dy javë pas marrjes së ftesës, Maqedonia nisi sot bisedimet e anëtarësimit në NATO. Në Shkup po qëndron një delegacion i Aleancës së Atlantikut të Veriut, nën drejtimin e Drejtorit për Çështjet Europiane dhe Globale. James Mekki shfaqi shpresën që brenda një viti e gjysmë, Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. MekKi parashikon që i gjithë procesi të përmbyllet në 18 muaj.