Rajoni

Maqedonia sot dhe nesër në zi

Sot dhe nesër janë dite zie për Maqedoninë e Veriut, për 14 viktimat e aksidentit rrugor  të pasdites së djeshme në autostradën Shkup-Gostivar. Ndërkaq, mbi 40 vetë u plagosën nga përmbysja e një autobusi në autostradën Shkup-Tetovë, pranë fshatit Llaskarcë. Të paktën 5 prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike. Jozyrtarisht, raportohet se shkak për tragjedinë mund të jetë bërë çarja e njërës prej gomave të autobusit, çka bëri që drejtuesi të humbasë kontrollin e mjetit.