Aktualitet

Më 7 tetor zhvillohet Maratona e Tiranës

Më 7 tetor do të zhvillohet për të tretin vit radhazi Maratona e Tiranës. Do të jenë plotë 18 çmime që do të shpërblehen në përfundim të kësaj gare e cila do të organizohet në tre kategori: “Half Marathon” që i dedikohet profesionistëve, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht amatorët dhe “WE Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe. Maratona organizohet nga Bashkia e Tiranës.