Gossip Showbiz

Marc Anthony shpërthen ndaj fansave të tij në mes të koncertit! “Ai që më hodhi shishen…”

Gjatë një koncerti në Barranquilla, Kolumbi, Marc Anthony ka përjetuar një moment tensioni kur një fans hodhi një shishe në skenë. Artisti kaloi nga një ton i qetë në një shprehje të hapur zemërimi, duke i kërkuar atij që hodhi shishen të identifikohej:

Do të të them diçka, ai që më hodhi shishen, ki **** të më tregoni kush ishe

Por reagimi i Marc Anthony nuk përfundoi këtu. Ai shtoi:

Dëgjo, jo, jo, jo, jo këtu. Ata më kanë respektuar gjithmonë, unë e dua Kolumbinë sepse… Nëse më hedhin diçka, dreqin, kini guxim të tregoni

Pas këtij momenti tensioni, artisti vendosi të vazhdojë koncertin, duke rikthyer atmosferën pozitive dhe duke kënduar hitet e tij për adhuruesit e shumtë të pranishëm.