Gossip Showbiz

Mark Zuckerberg i shokon të gjithë me postimin e fundit, ai është martuar?

Mark Zuckerberg ka bërë një postim surprizues në Facebook, ku ka ndarë një moment të veçantë të jetës së tij, duke zbuluar se ka zhvilluar ceremoninë e dasmës me partneren e tij.

Edhe pse detajet e ngjarjes mbeten ende të pakta, fotoja e shpërndarë ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë e tij në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, Zuckerberg shprehu dashurinë dhe mirënjohjen për bashkëshorten, duke e cilësuar atë si një partnerë, nënë dhe shoqe të shkëlqyer.

Ai shtoi se ndihej jashtëzakonisht i lumtur dhe mirënjohës për mundësinë që të ndajë jetën me të, duke e falënderuar për gjithçka që ajo përfaqëson në jetën e tij.

Duke festuar me personin më të rëndësishëm në jetën time. Je një partnere, nënë dhe shoqe e shkëlqyer, dhe unë jam mirënjohës që e ndaj këtë jetë me ty

Ky postim ka sjellë një valë reagimesh pozitive nga përdoruesit e Facebook-ut, të cilët kanë shprehur mbështetje dhe urime për çiftin.