Rajoni

Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, SHBA ndryshon qëndrim

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se SHBA-të kanë ndryshuar qëndrim lidhur me marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për portalin “Tanjug”, Daçiç tha se administrata e Trump-it ka një dëshirë për zgjidhjen e problemit mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe sipas tij çdo ish-president tjetër do të kërkonte njohjen e pavarësisë së Kosovës. Presidenti amerikan u ka shkruar letra liderëve të Kosovës e Serbisë ku kërkon zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.