Një person u arrestua në Pikën Kufitare Stanqiq, në zbatim të një urdhërarresti të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se më 30 tetor 2025, përmes një rrjeti social, ka kryer veprën penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
Në pikën kufitare (PKK) Stanqiq bazuar në urdhërarrestin e lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj për shkak se i njëjti përmes rrjetit social më 30.10.2025 kishte kryer veprën e lartcekur.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim.