Bota

Matteo Salvini këshillon Theresa May-n

Matteo Salvini ka një këshillë për Theresa May-n.  Sipas Ministrit të Brendshëm Italian, “Kryeministrja Britanike, duhet të tregohet më e ashpër në negociatat me Brukselin për çështjen e Brexit-in, nëse nuk dëshiron të vihet në lojë”. Në një intervistë për gazetën “Sunday Times”, Salvini thotë se “Për disa çështje nuk duhet të jesh fleksibël”. Pritet që Londra dhe Brukseli të arrijnë marrëveshje deri në mes të Tetorit për të organizuar divorcin e tyre, i planifikuar për në fund të Marsit 2019, por negociatat po zvarriten.