Maura Higgins po i mahnit ndjekësit me format e saj të tonifikuara, ndërsa ndan sekretet që qëndrojnë pas pamjes mbresëlënëse.
Ylli i “Love Island”, 34 vjeçe, publikoi disa foto nga pushimet e saj luksoze në Marrakesh, ku pozoi me bikini të kuqe, duke treguar fizikun e saj të palestruar.
Në një sesion pyetje-përgjigje me fansat në Instagram, Maura u pyet për rutinën e saj të fitnesit dhe pranoi se rezultati vjen nga “punë e palodhur dhe disiplinë e përditshme”.
Unë bëj power yoga dhe pilates rregullisht. Nuk ka qenë e lehtë, por është ndjesia më e mirë që kam pasur prej kohësh
-u shpreh ajo.
Aktorja dhe prezantuesja pranoi gjithashtu se ka përdorur Botox, diçka që më parë e kishte mohuar.
Tani fokusohem shumë më tepër tek kujdesi i lëkurës
-shtoi ajo, duke treguar se ka gjetur një ekuilibër mes natyrales dhe kujdesit estetik.
Postimi i saj vjen në një moment të rëndësishëm të karrierës, pasi Maura ka debutuar si aktore në filmin komedi “The Spin”, ku luan përkrah Kimberly Wyatt dhe aktorit Brenock O’Connor.
Filmi ka marrë reagime pozitive dhe burime pranë industrisë zbulojnë se ajo ka tërhequr vëmendjen e disa producentëve në Hollywood.
Megjithatë, karriera e re nuk ka kaluar pa polemika. Sipas mediave britanike, Maura thuhet se ka rindezur tensionet me ish-konkurrenten e “Love Island”, Olivia Attwood, pasi të dyja kanë nënshkruar me të njëjtën agjenci PR në SHBA, një lëvizje që, sipas burimeve, ka shkaktuar ftohje në marrëdhënien e tyre.
Pavarësisht gjithçkaje, Higgins duket më e sigurt se kurrë dhe po shijon suksesin në një fazë të re të jetës dhe karrierës së saj.