Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora vitet e fundit ka qenë një ndër personazhet më të suksesshme jo vetëm në muzikë por edhe në fusha të tjera.
Rita 2 vite më parë ajo arkëtoi miliona dollarë me bashkëpunimet me marka të ndryshme të veshjeve dhe si moderatore në programe të ndryshme siç ka qenë edhe “America Top Models” apo “The Voice of Britain”.
Ka një person që e ka ndihmuar atë në çdo haq dhe është forca e saj më e madhe. Bëhet fjalë për motrën e artistes, Elena Ora.
Duket sikur Rita është e lidhur vetëm me mamanë e saj por në fakt, bukuroshja shqiptare ka një marrëdhënie edhe më të veçantë me motrën e madhe.
Elena ka qenë ajo e cila e ka nxitur të marrë rolin e parë filmik kur Rita ishte e rritur dhe është pikërisht ajo e cila fshihet pas çdo edicioni muzikor ku Rita ka konkurruar.
Edhe tashmë që Rita është e famshme, motra e ndjek kudo dhe është fansja më e madhe. Elena shkon në çdo koncert të Ritës dhe sigurohet që gjithçka në prapaskenë të jetë perfekte. E ndjek nëpër turne në vende të ndryshme të fotos dhe herë pas herë dora e saj fshihet pas fotove joshëse që Rita poston në rrjetet sociale.