Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Mbeti jashtë parlamentit, reagon për herë të parë Pandeli Majko!

Pandeli Majko ka mbetur jashtë Kuvendit të ri, pasi votat e siguruara në listë të hapur nuk i kanë siguruara dot një ulëse në Parlament.

Këtë të premte, ai ka reaguar për herë të parë me një postim në rrjetet sociale.

“FALEMINDERIT”, shkruan Majko.

Majko ka siguruar 4300 vota deri tani.

Kur janë numëruar 1272 / 1282 kuti votimi në Tiranë sa i përket votave preferenciale, brenda listës së kandidatëve të Partisë Socialiste është krijuar grupi i atyre që kanë marrë mbështetje më të madhe, por edhe e atyre që tani e kanë kuptuar që nuk do jenë më në Parlament.

Në përfundim të numërimit të votave në kuti, do të numërohen edhe 42384 vota të Diasporës.

Më i votuari në Tiranë vazhdon të jetë Blendi Gonxhja, i cili ka marrë mbi 21 mijë vota, ndërsa në vend të dytë është Erion Braçe, i ndjekur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Fatmir Xhafaj.

Një numër të konsiderueshëm votash ka marrë edhe deputeti aktual Orlando Rakipi, i cili është para Xhemal Qefalisë me 42 vota. Ndërkohë që deri tani në listën fituese rezultojnë edhe dy zonja Anila Denaj dhe Blerina Gjylameti.

Ish-ministrja Ermonela Felaj rezulton me 4222, ndjekur nga Mimi Kodheli me 3792 vota.

Në mesin e listës janë edhe Pandeli Majko, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu, të cilët kanë pak gjasa të marrin një mandat tjetër parlamentar.