Pas mbylljes së procesit të votimit të një dite më parë janë numëruar më shumë se 20 përqind e kutive të votimit. Deri tani, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar votat në 1 mijë e 355 kuti nga 5 mijë e 225 gjithsej.
Ndërkohë, edhe pse mund të ketë ndryshime të shumta, duke qenë se ka edhe shumë kuti për t’u hapur, PS-ja me rreth 53% të votave mund të marrë deri në 83 mandate nëse do të vazhdojë ky trend, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me mbi 34%, 51 mandate, Nisma-Shqipëria Bëhet mbi 3% të votave 1 mandat, PSD rreth 4% të votave 3 mandate, Mundësia mbi 2.5% të votave 1 mandat dhe Bashkë me pak më shumë se 1% të votave, 1 mandat.
Numëruar: 1,355 nga 5,225 QV
Kanë votuar 352,689 nga 3,467,962 votues
Diaspora: 245,935 të regjistruar
1,660 / 194,889 zarfe
Në disa qarqe si në Korçë e Vlorë e zona të ndryshme, përfshirë Tiranën është ndërprerë procesi i numërimit, me numëruesit që kanë kërkuar shkëputje pushimi.