Sport

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, drejtuesit europianë vlerësojnë FSHF-në për organizimin!

Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s i kanë dërguar letra falënderimi Presidentit Armand Duka, pas organizimit të suksesshëm dhe historik të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.

LEXO EDHE: Mbledhja e KE-së së UEFA-s në Shqipëri, Ceferin falënderon Presidentin Duka: Organizim perfekt, kënaqësi e vërtetë bashkëpunimi me FSHF

Në letrat e tyre, drejtuesit e federatave europiane vlerësojnë veçanërisht punën dhe angazhimin e Federatës së Futbollit, duke e cilësuar organizimin si të shkëlqyer dhe mikpritjen si të jashtëzakonshme. Ata theksojnë se FSHF tregoi standarde të larta profesionalizmi dhe përkushtimi, duke lënë përshtypje shumë pozitive tek të gjithë pjesëmarrësit.

LEXO EDHE: Presidenti Ceferin: Europiani bashkë me Serbinë? Në këtë rajon, pothuajse çdo gjë kontestohet

Mes personaliteteve që kanë dërguar letra falënderimi spikasin Presidenti i Federatës Franceze, Philippe Diallo, Presidenti i Federatës Çeke, Petr Fousek dhe Presidenti i Federatës së Izraelit, Moshe Zuares, të cilët kanë shprehur vlerësim të veçantë për organizimin e FSHF-së.

Gjithashtu, Presidentja e Federatës Angleze, Debbie Hewitt, Presidenti i Federatës Spanjolle, Rafael Louzán, si edhe përfaqësuesi i ECA-s, Miguel Ángel Gil Marín, kanë përcjellë mesazhe direkte falënderimi për Presidentin Duka dhe FSHF-në, duke e cilësuar këtë event një sukses të madh për futbollin europian dhe për Shqipërinë.