Pas 30 minutash, demokratët mbledhin forumet më të larta vendim-marrëse, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar që do të vendosin për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të propozuar për deputetë. Komisioni me 5 anëtarë do të asistohet nga Sekretariati Ndihmës i tij, i përbërë nga dy persona. Në këtë proces, Selia Blu është asistuar nga Instituti Republikan Amerikan, IRI, konservatorët britanikë, CDU-ja e kancelares gjermane Merkel dhe nga Partia Popullore Europiane.