BEST OF LIVE FROM TIRANA
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Florida Zani, për të folur më shumë mbi turizmin. Ku preferojnë të pushojnë më shumë shqiptarët gjatë verës?
Shqipërinë e vizitojnë turistë të shumtë e të ndryshëm, por po ata të moshuar që shkojnë në vende më të lira, a shpenzojnë ata?
Patjetër që shpenzojnë lek, por janë turistë me buxhet të ulët. Ata zgjedhin më shumë apartamentet, pjesën e Airbnb, rrijnë 2-3 netë në Shqipëri. Vijnë më shumë se janë kuriozë dhe Shqipëria mori një bujë shumë të madhe, dhe për shkak të çmimeve që ne lobuam, që kemi çmime të lira. Patjetër që kemi çmime të lira, por nuk është se mbahemi si më të lirët në treg, sepse Turqia në bazë të një statistike, ishte më e lirë se ne, me pak euro ndryshonte, por ishte e lirë. Turistët që vijnë në Shqipëri normal që janë turistë ekonomikë. Dhe një pjesë e tyre nuk ka asgjë të keqe që të marrësh bukë me vete. Patjetër që ne duam që turistët të shpenzojnë edhe në bar e restorante, jo vetëm në supermarkete dhe të shpenzojnë për këto apartamente. Por është ideja që duhet të kemi një infrastrukturë më të mirë, si rugore. Statcionet e autobusit unë tani i kam parë që kanë orare se kur vijnë autobusët. Normalisht një turist i huaj po nuk pati transport publik, e ka shumë të vështirë që të lëvizë. Verën e kaluar ne jemi bërë si zyrë informacioni për t’i drejtuar turistët se ku ishin autobusët që të çojnë në qytete të tjera, se ata nuk duan të shpenzojnë 50-70-100 euro për të shkuar diku se i duket shumë, kur mund të përdorin transportin publik.
Për çfarë ankohen më shumë turistët në Shqipëri?
Ata nuk presin shumë nga Shqipëria kur vijnë dhe një pjesë e tyre rreth 95% ngelen shumë të kënaqur dhe marrin përshtypje shumë të mira dhe me dëshirën për të ardhur sërish. Patjetër që kjo pjesa e trafikut është shumë acaruese, se kur je në Rinas për të ardhur në Tiranë, ka raste që u duhet 1 orë e gjysmë për të mbërritur. Kjo është e pakonceptueshme për pak kilometra. Duhet gjetur një zgjidhje patjetër nëse ne duam që të rrisim numrin e turistëve dhe ata të lënë fjalën e mirë dhe të kthehen sërish. Patjetër dhe plehrat, kjo është një gjë shumë shqetësuese për ta. I bën dhe habi kur shohin postblloqe policie në rrugë, se të huajt nuk janë mësuar që t’i kenë këto dhe thonë ‘çfarë ka ndodhur’. Kujtojnë gjithmonë se ka ndodhur diçka.