Dinamikat në shtëpinë e Big Brother Vip nuk kanë të ndalur. Një njoftim i rëndësishëm ka mbërritur sot për banorët duke e bërë këtë mëngjes tepër tronditës për ta. G-Bani është përjashtuar menjëherë nga gara, kjo si masë e ndërmarrë kundrejt dhunës e cila është rreptësisht e ndaluar në çdolloj forme dhe në çdo situatë.
“Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë nga gara G-Banin dhe njofton se televotimi për të preferuarin, do të anulohet!”, lajmëron “Vëllai i Madh” përmes një Zarfi të Zi për banorët!
Lidhur me situatën e krijuar, ish-banorja e “BBV4”, Arsida u shpreh:
E tmerrshme! Me bukë në gojë i gjuan djalit 20 vjeç. Imagjino çfarë mund t’i bënte po të ishte jashtë. Gjithsesi, isha e sigurt që kjo do ndodhte herët a vonë, sepse një person që ka si model sjellje intimidimin, ofendimin, dhunën, në momentin që ka një problem, do të dalë në origjinë.
Kujtojmë, se ajo bëri bujë pas daljes së saj për shkak të një kallëzimi që vendosi të ngrinte ndaj G-Banit, për ofendim dhe shpifje ndaj saj. Pas përballjes me banorin në prime-in, Arsida vendosi që ta tërhiqte padinë.