Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Padyshim që një nga vajzat më të diskutuara të këtij edicioni ka qenë Kiara Tito.
Kiara e ka treguar veten e saj 360 gradë brenda shtëpisë, por nuk la pa zbuluar këtë episod të ‘Më lër të flas’ edhe disa detaje që nuk i dinim lidhur me të pas rikthimit për herë të dytë brenda shtëpisë.
Moderatorja tregoi planet për të krijuar familje.
Nuk e kisha menduar kurrë që do të hyja në ‘Big Brother’, aq më tepër që do të gjeja dashurinë e jetës. Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore. Shoh video me beba në ‘Instagram’.
Kiara Tito u pyet për deklaratën e Tea Trifonit, e cila tha pak më parë në studio se kunati i moderatores e ka kërcënuar me jetë.
Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.