Celebrities Gossip She's On Air - News Showbiz

“Më ka pëlqyer bionde, por…”/Miri ka një koment për flokët e bashkëshortes dhe zbulon momentin e parë jashtë shtëpisë së BBV!

Në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio në këtë episod janë transmetuar intervistat ekskluzive nga finalistët, ish-banorët dhe opinionistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” nga festa pas përfundimit të këtij reality-show. Ata kanë zbuluar shumë detaje dhe kanë rrëfyer më shumë për rrugëtimin dhe përjetimin e tyre në BBV5.

Në një intervistë të shkurtër me vajzat, Miri u shpreh se pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother ndihet shumë mirë dhe se është i kënaqur me atë që ka përjetuar përgjatë rrugëtimit.

Kur u pyet në lidhje me ndryshimin e ngjyrës së flokëve të bashkëshortes së tij, gjë të cilën ai e vuri re gjatë surprizës në finalen e madhe, Miri u shpreh:

Më ka pëlqyer bionde por është shumë interesante edhe brune.

Pyetjes se cila ishte gjëja e parë që bëri pas daljes nga Big Brother, ai iu përgjigj duke thënë:

Putha vajzën.