Celebrities Showbiz

Me vargjet e himnit kombëtar, Dua Lipa uron 28 Nëntorin!

Ylli i muzikës Dua Lipa është një nga këngëtaret më me influencë në botë. Artistja me origjinë shqiptare është e njohur botërisht për këngët e saj dhe ka fituar çmime prestigjioze si shtatë ‘Brit Awards’ dhe tre ‘Grammy Awards’. Në vitin 2024, revista “Time” e përfshiu në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë.

Dua, me talentin e saj në muzikë ka arritur të shtrijë ndikimin e saj në botë, është një promovuese e zëshme e Shqipërisë dhe Kosovës. Në paraqitjet e saj të shumta publike, ajo nuk ka hezituar që të flasë për prejardhjen e saj shqiptare e të promovojë trashëgiminë shqiptare.

Dhe pikërisht sot, ajo ka zgjedhur që të urojë 28 Nëntorin, ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, këngëtarja ka uruar festën e shqiptarëve me vargjet e himnit kombëtar. Krahas vargjeve të himnit të shenjtë, ajo gjithashtu publikoi një fotografi të flamurit kuq e zi me shqiponjën dy krenare.

Një Komb, një Flamur!

Rreth flamurit të përbashkuar me një dëshir’ e një qëllim, të gjith’ atij duke u betuar të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet, që është lindur tradhëtor. Kush është burrë nuk frigohet, po vdes, po vdes si një dëshmor!