Aktualitet Celebrities Live From Tirana

Media e shkruar apo online?! Lorina Mixha rrëfen në TAR eksperiencën e saj e të punuarit në gazetë!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar gazetarja Lorina Mixha për të na folur rreth diferencës së medias së shkruar dhe asaj online.

Cila media po ofron besimin më të lartë sipas Lorina-s?

Po të hapësh Google shikon që 100 emrat e web-eve që të dalin përpara janë të gjitha ish gazeta dhe tanimë janë online. Media tradicionale ka qenë media e shkruar ndërsa sot media tradicionale janë portalet. Kam punuar 10 vite në gazetë, është e bukur, e vështirë, sfidë, por pas kësaj eksperience je e aftë të punosh kudo. Dikur ka qenë kriter për çdo personazh televiziv që fillimisht duhet të punonin në gazetë sepse aty realisht kupton gjërat bazike. Është një punë e vështirë por e bukur. Kur ti sheh emrin tënd në gazetë është emocion i madh. Pastaj më pas nisi trend-i që gazetat lexoheshin në emisionet e mëngjesit.

A ka patur lajme të rreme në gazeta?

Në kohën time, pra në vitet 2003-2004 kur unë punoja në gazetë nuk ekzistonte fjala ‘fake’ por ka qenë që ky shkrim ka burime, citohen njerëz, apo është spekulim, që ishte fjala më e madhe por jo ‘fake’. Ka pasur lajme të pakonfirmuara dhe gazeta ditën e nesërme duhet të bënte një përgënjeshtrim, duhet t’i kërkoje falje personit apo institucionit përkatës. Kanë qenë të pakta rastet sepse ishte frikë nëse ti arrije deri te përgënjeshtrimi. Kanë ekzistuar letra që t’i sillnin me postë teksa thonin që nuk është mbiemri kshu apo njerëz që të bënin presion që po ta hidhje lajmin do e përgënjeshtroje. Madje edhe redaktorët përgjegjës na pyesnin nëse ishim të sigurt që do e publikonim. Gazeta kishte dikur një adresë që vinin të takonin dhe të thonin nëse ishte e vërtetë apo jo shkrimi yt. Unë mendoj se kush është profesional punon mirë edhe në portale edhe pse sot ka konkurrencë. Në gazetën ku unë punoja kishim një moto: “Më mirë i dyti dhe i saktë sesi i pari dhe gabim”. Ishte shumë i rëndësishëm të ishe i saktë. Është detyra e profesionistit që të japë lajmin e vërtetë. Të rinjtë që i futen botës së gazetarisë duhet të lexojnë shumë, të shohin çfarë ka qenë trend vitet më përpara. Të kenë një model, unë e kam gjetur modelin tim.