Aktualitet

Mediat e huaja:”Ndeshja Shqipëri-Zvicër, shumë delikate”

Në mediat e huaja vazhdojnë komentet që e cilësojnë “shumë delikate”, ndeshjen Shqipëri-Zvicër. Goal.com shkruan se “6 nga lojtarët e Shqipërisë kanë lindur në Zvicër, ndërsa një pjesë e madhe e skuadrës së Zvicrës ka lidhje me kombin shqiptar, çka e bën shumë të tensionuar takimin”. Te Kombëtarja zvicerane janë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Shani Tarashaj, Blerim Xhemajli e Valon Behrami. Ndërkohë, Arlind Ajeti, Frederik Veseli, Migjen Basha, Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi e Taulant Xhaka të lindur në Zvicër, bëjnë pjesë në Përfaqësuesen Kuqezi.