Machine Gun Kelly i ka lënë të gjithë pa fjalë gjatë një performancë në T-Mobile Zone gjatë Formula 1 Las Vegas Grand Prix më 21 nëntor. Reperi 35-vjeçar, i njohur edhe si Colson Baker, bëri një rrëfim surprizues për jetën e tij intime: “Nuk jam shumë larg nga një pilot i Formula 1 kur jam në dhomën e gjumit. Jam shumë i shpejtë, por më merr kohë të arrij tek finishi,” tha ai duke i bërë fansat të qeshin dhe duke i quajtur ata “Valentinet e mia të vogla të përgjakura.”
Deklarata e tij vjen rreth një vit pasi MGK dhe Megan Fox përfunduan marrëdhënien e tyre të ndërlikuar gjatë shtatzënisë së aktorës me vajzën e tyre të parë, Saga Blade, e cila lindi më 27 mars 2025. Aktorja e njohur amerikane Megan Fox ka ndarë me publikun një rrëfim të ndjerë për periudhën pas lindjes së vajzës. Gjatë një sesioni “Pyetje-Përgjigje” me rastin e filmit kult “Jennifer’s Body”, Fox pranoi se ende po përballet me pasojat fizike dhe emocionale të periudhës pas lindjes.
Ndërkaq, pas muajsh ndarjeje dhe thashethemesh për fundin e lidhjes së tyre, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly duket se i kanë dhënë një tjetër shans dashurisë. Çifti, që në mars mirëpriti vajzën e tyre të parë, Saga Blade, po përpiqet të rindërtojë marrëdhënien pas një periudhe të vështirë. Sipas “People”, Megan dhe MGK po kalojnë shumë kohë bashkë, duke u përqendruar kryesisht te prindërimi dhe tek vajza e tyre e porsalindur. Edhe pse nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht rikthimin, burime pranë çiftit kanë treguar për “DailyMail” se “ai kalon pothuajse çdo natë në shtëpinë e saj. Sillen si çift, por pa e quajtur kështu.”