Një 43 vjeçar u gjet i vrarë në tokën e tij në fshatin Rabie të Memaliajt. Viktima i identifikuar si Alket Muhaj u gjet i pajetë nga familjarët e tij. Policia thotë se nga mënyra e vrasjes dyshohet se bëhet fjalë për një ekzekutim të mirëfilltë. Viktima nuk kishte precedentë penalë.