Showbiz

Mes betejës së ashpër gjyqsore me ish-bashkëshorten, Johnny Depp gjen kohë për një romancë të re

Prej vitesh vazhdon beteja gjyqësore se mes Johnny Depp dhe Amber Heard se kush ka rrahur kë dhe siç mund ta keni lexuar edhe më parë nga lajmet tona, gjërat mes tyre së fundmi janë përkeqësuar.

Mes gjithë këtij kaosi aktori hollivudian duket se ka gjetur kohë për një romancë të re me një modele gjermane 24 vite më të re.

Thuhet se Johnny Depp po shoqërohet me Sophie Hermann, 33-vjeçaren e cila është shfaqur edhe në spektaklin “Made in Chelsea” në vitin 2013.

Sipas “Daily Mail”, dyshja janë njohur në fillim të këtij viti në Londër dhe bukuroshja i ka dhënë numrin e saj aktorit 57-vjecar, i cili nuk ka ngurruar ta telefonojë.

Ata kanë folur për orë të tëra në telefon dhe pasi janë takuar për herë të parë kanë zbuluar se kanë shumë të përbashkëta.