Bota Botë e Çuditshme

Mesazhi në një shishe lundron nga Kanadaja në Skoci brenda 2 vitesh!

Një burrë që po shëtiste me qentë e tij në bregdetin e Skocisë gjeti një mesazh në një shishe që ishte hedhur nga Ishulli Prince Edward i Kanadasë. Mike Scott tha se ai dhe qentë e tij po shëtisnin në plazhin në St Cyrus, në jug të Aberdeenit, rreth dy javë më parë kur qeni i tij labrador Maggie, gjeti një shishe në ujërat e cekëta. Scott zbuloi se shishja përmbante një letër që ishte mbyllur në një qese plastike për ta mbrojtur nga rrjedhjet.

Letra, e cila ishte shkruar në frëngjisht, ishte e datës gusht 2024 dhe thoshte se shishja po hidhej nga një traget që udhëtonte nga Ishulli Prince Edward në Isles-de-la-Madeleine në Quebec. Autorja e letrës, Annie Chaisson, i kërkoi kujtdo që gjeti shishen ta kontaktonte përmes Facebook-ut.

Scott tha se gruaja e tij gjeti atë që ajo beson se është profili i Chaisson në Facebook, por ende nuk ka marrë një përgjigje për mesazhin e saj. Ai tha se profili nuk tregonte ndonjë aktivitet të kohëve të fundit, kështu që autori i letrës mund të mos jetë më në rrjetin social. Një tjetër mesazh në një shishe të gjetur vitin e kaluar bëri një udhëtim shumë më të gjatë përmes Oqeanit Atlantik. Mesazhi, i datës 12 shtator 2012, u nis nga Ishulli Bell i Newfoundland dhe u nxor në korrik 2025 në Gadishullin Dingle të Irlandës.

Ndërkaq, rikujtojmë se dy miq hasën rastësisht një mesazh të çuditshëm në plazh. Chris Hurley, 29 vjeç dhe Matthew Laming, 39 vjeç, të cilët jetojnë në Galway të Irlandës, ishin në një udhëtim pune në Ishujt Aran dhe vendosën të vizitonin ishullin Inisheer për të parë anijen e mbytur në Plassey. Por gjërat morën një kthesë misterioze kur zbuluan një shishe të hedhur në ujë. Pas një inspektimi më të afërt, ata gjetën një shënim të shkruar me dorë brenda me një mesazh të kobshëm. Kjo vjen pasi një grua 20-vjeçare u gjet e vdekur në autobus me 26 iPhone të ngjitur në trupin e saj. Ndërsa po shijonin një shëtitje përgjatë bregut, ata hasën rastësisht objektin prej qelqi në një pellg shkëmbor aty pranë. Por mesazhi brenda ishte shumë larg asaj që ata mund ta kishin imagjinuar ndonjëherë.