Politikë

Meta dekoron me medaljen ‘Flamuri Kombëtar’, presidenten e Kroacisë

Në një ceremoni solemne në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, homologen kroate. Medalja iu akordua Kolinda Grabar-Kitaroviçit, “Për kontributin e çmuar në intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kroacisë; forcimin e mëtejshëm të miqësisë midis dy popujve, si dhe për mbështetjen e pakursyer në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë”. Meta tha se vlerëson lart rolin dhe mbështetjen e Presidentes Kitaroviç për Shqipërinë e shqiptarët.