Presidenti Ilir Meta dekretoi lirimin nga detyra të 6 Ambasadorëve dhe emërimin në detyrë të 7 të tjerëve. Në mesin e diplomatëve të emëruar në detyrë është edhe Virgjil Kule për postin e Ambasadorit të jashtëzakonshëm në Mbretërinë e Suedisë, Finlandë, Islandës dhe Norvegji. Më herët, Partia Demokratike e kishte kundërshtuar fort kandidaturën e tij, duke e konsideruar një emërim që vjen nga linjat e diktaturës.