Aktualitet

Meta e Kryemadhi në GJKKO/Mbahet seanca e gjyqit në themel!

Në qeli prej 1 viti e gjysmë, ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në sallën e gjyqit, në kafazin e xhamit. Fillimisht, përshëndeti publikun me dy gishtat lart, si dhe bëri me duar simbolin e shqiponjës, shoqëruar me fjalët:

Shqipëria e shqiptarëve!

Meta firmosi deklaratën për lejimin e kamerave ndërsa e quajti “të montuar” procesin gjyqësor ndaj tij.

Në të njëjtën sallë edhe ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi.

Sot po mbahet e para seancë e gjyqit në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, ish-bashkëshortes dhe tre të bashkëpandehurve.

Në këtë proces, Meta e Kryemadhi përballen me akuzat e “Korrupsionit”, “Pastrimit të parave” dhe “Fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë”.