Politikë Zgjedhjet 2025

Meta kujton kohën si kryeministër: Dikur bënim projekte si superstrada Kapshticë-Korçë, sot narkoqeveria bën kërdinë me fondet e rrugëve

Ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka rikujtuar një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij qeverisëse: nisjen e punimeve për superstradën Kapshticë–Korçë në nëntor të vitit 1999, si pjesë e projektit strategjik të Koridorit 8, një ndër nismat më ambicioze të zhvillimit infrastrukturor në Shqipëri dhe rajon.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Meta thotë se realizimi i këtij projekti përfaqësonte një sfidë të jashtëzakonshme për një vend që sapo kishte dalë nga një periudhë e thellë krize.

LEXO EDHE: “O Liri, o vdekje”, Ilir Meta mesazh zanor nga burgu: 10 ditë na ndajnë nga fitorja historike e 11 majit, të shpëtojmë…
Meta kritikon ashpër qeverinë e Ramës, të cilën e cilëson si një regjim të korruptuar që, në vend që të shërbejë interesin publik, ka kthyer investimet publike në një skemë të përfitimeve klienteliste.

Sipas tij, “Narkoqeveria” ka abuzuar me fondet publike duke rritur në mënyrë të pajustifikuar kostot e ndërtimit të rrugëve dhe duke prodhuar një infrastrukturë me cilësi të dobët.