Aktualitet

Meta nuk dekreton ligjin “Për shembjen e Teatrit Kombëtar”

Pas shumë debateve, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk dekreton ligjin “Për shembjen e Teatrit Kombëtar”, duke e rikthyer në Kuvend. Sipas Kryetarit të Shtetit “Ky ligj shkel parimin e barazisë, si dhe bie ndesh me Konventën Europiane të Trashëgimisë Kulturore”.  Mes pikave që renditen në argumentet e Metës, thuhet se ai bie ndesh dhe me parimet e Kushtetutës së Shqipërisë. Po ashtu Meta nënvizon faktin se Gjykata Kushtetuese në vendin tonë nuk është funksionale që të verifikojë konstatimet, ndërsa fton Kuvendin të rishqyrtojë sërish këtë ligj të miratuar më 5 Korrik vetëm me votat e maxhorancës.