Nxitja e konflikteve nuk i shërben reformës në drejtësi. Deklarata u bë nga kreu i shtetit Ilir Meta gjatë një vizitë në Pustec. Sipas tij, dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur çdo çështje në mënyrë transparente dhe me integritet. I pyetur për komentet e kryebashkiakut Erion Veliaj pas kthimit të ligjit të Teatrit në Kuvend, Meta tha se kushdo që ka vërejtje ti referohet faqes zyrtare të Presidencës.