Aktualitet

Meta: Partitë shqiptare në Mal të Zi veprim të mençur për zgjedhjet në Tuz!

Presidenti Ilir Meta e konsideron veprim të mençur të udhëheqësve politikë shqiptarë të Malit të Zi, arritjen e një marrëveshjeje për koalicion të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit. Kjo komunë është krijuar pas shumë vitesh nga qeveria malazeze edhe me kërkesë të Tiranës zyrtare. Meta tha se është besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit.