Celebrities Gossip Showbiz

Shtëpia e Hannah Montanës është në Airbnb, si mund të rezervohet!

Për të festuar 20-vjetorin e serialit shumë të famshëm Hannah Montana, platforma Airbnb ka vendosur të bëjë realitet një ëndërr për fansat; të qëndrojnë në shtëpinë ikonike të Hannah Montana në Malibu.

Kjo shtëpi ndodhet në Malibu dhe është përdorur si shtëpia e familjes Stewart në serial. Tani është kthyer në një eksperiencë të jashtëzakonshme, ku gjithçka të kujton botën e Hannah Montana.

Brenda do të gjeni gardërobën legjendare të Hannah-s, rroba me shkëlqim dhe aksesorë, dekor të frymëzuar nga seriali, pamje të mrekullueshme nga oqeani, akses direkt në plazh. Do të ketë vetëm 10 qëndrime, secili për një natë

Datat nga 6 deri më 16 prill 2026. Çdo rezervim është për deri në 4 persona. Qëndrimi është falas, por udhëtimi deri në Malibu nuk përfshihet. Rezervimet hapen online dhe përzgjidhen vetëm disa fatlumë.