Miley Cyrus përfundoi së fundmi në terapi intensive pasi pësoi një infeksion të rëndë në gju gjatë xhirimeve të videoklipit të saj muzikor “Something Beautiful” në Hollywood Walk of Fame gjatë natës. Këngëtarja tha se i është zhvilluar një infeksion brutal në gjunjë pasi xhiroi duke u rrotulluar në Hollywood Walk of Fame. “E xhirova videoklipin në tetor dhe deri në nëntor isha në kujdes intensiv”-tha këngëtarja 32-vjeçare për emisionin e Jimmy Kimmel Live.
“Kisha marrë diçka dhe këmba ime filloi të shpërbëhej”-shtoi ajo, duke zbuluar se mjeku që e trajtoi ishte i shokuar nga ajo që pa. Sipas ekspertëve, infeksione si ai i këngëtares janë të rralla, megjithëse një gërvishtje dhe kushte të jashtme johigjienike, siç është një rrugë e ngarkuar si Hollywood Walk of Fame, janë të mjaftueshme për të shkaktuar problemin serioz shëndetësor që e dërgoi atë në kujdes intensiv. Pavarësisht pengesës, “Something Beautiful” do të shfaqet premierë në kinematë amerikane më 12 qershor dhe albumi shoqërues do të dalë këtë të premte, më 30 maj.
Ndërkaq, Cyrus ka reflektuar së fundmi mbi një periudhë të errët të jetës së saj, kur ajo dhe ish-bashkëshorti Liam Hemsworth humbën shtëpinë e tyre në Malibu me vlerë 2.5 milionë dollarë gjatë zjarrit shkatërrues në vitin 2018, vetëm një muaj përpara se të martoheshin. “Kur m’u dogj shtëpia, në fakt ishte bekimi më i madh që kam pasur ndonjëherë në jetën time”-tha këngëtarja 32-vjeçare gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në eventin e saj Something Beautiful. “Humbja e gjithçkaje dhe mundësia për të rindërtuar nga e para, për të bërë zgjedhje të qëllimshme për çdo gjë që do të grumbulloj në jetën time qoftë objekte apo njerëz, ishte një përvojë transformuese,” shtoi ajo.