Miliarderi australian, Andrew Forrest së fundmi ka hedhur në gjyq Facebook sepse nuk arritën ta mbronin atë. Forest paditi kompaninë sepse në rrjetet e tyre qarkullonin reklama false me foton e tij, të cilat përdoreshin për mashtrim. Ai pretendon se Facebook ka shkelur ligjet australiane kundër pastrimit të parave duke lejuar që mashtrimet e kriptomonedhave të zhvillohen në rrjetet e tyre.
Kjo është hera e parë që Facebook po përballet me një ankesë penale që është globale. Kompania Meta, pronare e Facebook, ka reaguar duke thënë se janë të angazhuar për të hequr nga rrjeti i tyre mashtrime dhe mashtrues të tillë. Miliarderi australian shprehet se ky mashtrim ka vazhduar që nga viti 2019. Bëhet fjalë për mashtruesit që përdorin imazhet, si dhe të personazheve të tjerë të famshëm, për të promovuar investime false në kriptovaluta.
Edhe pse Facebook ndalon gjëra të tilla, publikimet ende shfaqen pas më shumë se dy vjetësh dhe tani Forrest dëshiron të paguajë për të. Një klient humbi mbi 600 mijë dollarë nga një mashtrim që sapo kishte ardhur nga një profil që përdorte imazhin e Forest, kështu që shkaktoi një ortek.
Ndërkaq, rikujtojmë se për herë të parë në 18 vjet, gjiganti teknologjik, Facebook po përballet me rënie të përdoruesve aktivë. META, kompania mëmë e Facebook-ut, njofton se përdoruesit aktivë ditorë kanë rënë në 1.929 miliard në 3-mujorin e fundit të 2021-shit, në krahasim me 1.930 miliard në atë korrik-shtator të vitit të kaluar. Me klientët që po zvogëlojnë shpenzimet për reklama, kjo kompani paralajmëron rënie të fitimeve ndërsa rivalizohet nga TikTok e YouTube. Pas njoftimit, vlera e aksioneve të META-s ra me 20%, shifër që në para’ përkthehet në 200 miliard dollarë.