Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike fizikantja Mimoza Hafizi. Lajmi më interesant që ka mbërritur kohët e fundit ka të bëjë me misionin e NASA-s e cila ka çuar një anije kozmike në Mars për të vërtetuar nëse ka jetë. E pyetur nga spikerët Elios Shuli dhe Genta Hodo se çfarë e bën Marsin të banueshëm Mimoza tha:
Marsi mendohet se dikur mund të ketë qenë i banueshëm. Të gjitha misionet që janë dërguar tregojnë se nuk ka jetë, ka kushte më të egra se Toka por në epokat më të hershme Marsi mund të ketë patur kushte më të mira se Toka. Por mund të ketë patur gjurmë jetë.
Lajmi më interesant i kohëve të fundit ka të bëjë edhe me shqiptarin që jeton në Holandë, 17-vjeçarin Benet Nura i cili së shpejti do të udhëtojë për atje.
Por në çfarë faze gjendet planeti Tokë sipas Hafizit? Ajo na tregon ndër të tjera:
Toka është në kushte shumë të mira, në vendondhjen më të përshtatshme në sistemin diellor, po të dinë ta mbrojnë ajo do të rrojë për miliarda vite. Është në natyrën tonë, është në genin tonë që të përdorim gjithçka në dobi të njeriut. Vajtja në Mars është një shprehje e asaj që kemi të regjistruar në genet tona, ne do shkojmë aty ku është e mundur. Marsi nuk është objektivi për një jetë të ardhshme atje por një hap që tregon se sa larg kemi arritur me teknologjinë. Diçka që shekulli 21 e sheh me mosbesim shekujt e tjerë e shohim më me mundësi për ta realizuar.