Aktualitet

Ministri Klosi nga Divjaka: Ky sezon turistik, shumë herë më i mirë!

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një takimi të mbajtur në qendrën e informimit të vizitorëve në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta me Komitetin Rajonal të Turizmit u shpreh se këtë vit sezoni turistik është shumë herë më i mirë, ndonëse problemet nuk janë eliminuar tërësisht. Klosi u bëri thirrje njësive vendore që të përmirësojnë sigurinë në plazhe. Nderkaq ai tha se: “Zona e Divjakës është në planet e një zhvillimi turistik por që në bazë të përpjekeve të vazhdueshme që ka bërë kryetari i bashkisë. Mendoj që është një sezon shumë më i pastër, pjesa e plazheve dhe e rërës është padyshim si asnjëherë tjetër 100% e kontrolluar dhe investimi i bërë para se të fillonte sezoni për të realizuar këtë pastërti bën të mundur që gjatë sezonit të kemi shumë më pak punë por edhe një punë e cila të bën të ndihesh mirë sepse mban pastër një gjë që është e pastër”. Divjaka një nga 16 zonat e miratuara me përparësi në zhvillimin e turizmit e që ka pritshmëri që gjatë gushtit të ketë një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve.