Aktualitet

Ministri Lleshaj pritet me protesta nga studentët në Durrës

Ministri i Brendshëm u prit me protesta nga studentët në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Kur Sandër Lleshaj mbërriti pranë Universitetit, për të zhvilluar një takim të organizuar, një grup studentësh, të pajisur me maska dhe me pankarta në duar, filluan të thërrasin “turp”. Një nga të rinjtë e akuzoi ministrin se e ka helmuar me gaz lotsjellës.