Aktualitet

Mish pa vulë, AKU mbyll dhe gjobit lokalin në Fushë-Krujë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbylli dhe gjobiti një lokal dasmash në Fushë-Krujë. Gjatë kontrollit, inspektorët e AKU-së konstatuan se 131 kg mish që përdorej në lokal tregtohej pa vulë dhe certifikatë veterinare. Pas bllokimit të mishit gjithashtu u vendos masë administrative me gjobë në vlerën 600 mijë lekë.